Pasi Tea dhe Andi dolën që nuk ishin një çift i vërtete, tani ky i fundit është akuzuar për një lidhje të mundshme me Melisën.
Gjatë ditës së djeshme në emision u shfaqen disa nga dyshimet që dyshja mund të kishte një lidhje, por se Melisa i hodhi poshtë të gjitha këto akuza.
Pas deklaratës së saj reagoi menjëherë Fationi, i cili para se të dilte nga programi kishte refuzuar të kishte takime me Melisën për shkak se kjo e fundit sipas tij kishte kryer marrëdhënie me një person tjetër gjatë njohjes së tyre.
Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, duke e quajtur atë si aktore dhe që e meriton çmimin Oskar.
“Ndërrova mendim për Oskar si aktoren më të mirë të vitit… pff rëshkiti hahahaha. Kam 1 palë atlete Armani kush i do?! Janë të shtrenjta. Hahahaha o zot lottt o njerëz hë mo e keni seriozisht se u meka. Hmmm tani që e mendoj mos dhe unë e luajta bukur ikjen nga skena?! Iii sa gjynah nuk qava dot as u drodha duhet ta bëja që të ma besonin… a ç’më iku situata të më vij dhe 1 shans i dytë. Rastësisht kjo shoqja ime ka ËC njësoj ups ça rastësise. Hahaha u lotova bravo! Vjen së shpejti”, shkroi ai.
Por, vetëm pas disa minuta më vonë ai fshiu postimin, duke shprehur se nuk dëshiron të marrë vëmendje të pamerituar përderisa nuk është më pjesë e programit.
Ndërsa ish-konkurrentja Shqipja, e cila kishte postuar vazhdimisht për lidhjen e Teas me Beartin, ajo pretendon se Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.
“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fationin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për show”, është shprehur Shqipja./Express/