Corning sapo ka prezantuar një produkt të ri i cili do të jetë më rezistent ndaj gërvishtjeve dhe thyerjeve të lenteve të kamerave dhe do të lejojë futjen e më tepër drite në to. Emri i produktit është Gorilla Glass DX dhe DX+, të cilat “ofrojnë performancë optike të avancuar, janë më rezistente dhe më të fortë”.

Teknikisht, ky komponim nuk është tërësisht i ri. Corning ofroi një version të Gorilla Glass DX/DX+ për smartwatches që në vitin 2018. Megjithatë kompania thotë se përshtatja e saj për lentet e kamerave solli disa sfida të reja, për shkakun se xhami duhet të jetë më tepër rezistent ndaj gërvishtjeve dhe njëkohësisht të lejojë futjen e më tepër drite në lente.

Në videon e mëposhtme Corning shpjegon se si arriti t’i implementojë në mënyrë të suksesshme këto teknologji.

Kompania tregoi se Gorilla Glass DX dhe DX+ do të lejojë futjen e 98% të dritës së ambientit ndërkohë që ofron të njejtën rezistencë ndaj gërvishtjes dhe thyejes. Xhamat mbrojtëse të lenteve me një veshje anti-reflektive tradicionale lejojnë futjen e vetëm 95% të dritës së ambientit. Futja e sa më tepër drite në lentet e smartphone-ve bën të mundur zhdukjen e reflektimeve duke rritur performancën e kamerave të smartphone-ve.

geek