Home SHOWBIZ “Ndonjëherë më mposht”, moderatorja e njohur shqiptare rrëfen betejën me sëmundjen e...

“Ndonjëherë më mposht”, moderatorja e njohur shqiptare rrëfen betejën me sëmundjen e saj!

36

Ajo ka folur më shumë rreth kësaj beteje, të cilën e ka zbuluar prej dy vitesh.

“Unë jam një qaramane profesioniste. Kjo është një mënyrë që kam gjetur për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për këtë, më ka ndihmuar shumë edhe sëmundja nga e cila unë vuaj. Trupi ynë krijon antikorpe që ne të na mbrojë nga rreziqet që na vijnë nga jashtë dhe kur krijon më shumë antitrupa se sa organizmi ka nevojë, zakonisht njerëzit vuajnë nga një sëmundje autoimune siç është edhe rasti im. Për këtë dua të them që sëmundja më ka ndihmuar që të njëjtën gjë të krijoj edhe në jetë. Kam krijuar një lloj mburoje që të më ndihmojë nga rreziqet nga jashtë. Kur me sheh fillimisht thua “sa grua e fortë, bravo i qoftë përballon gjithçka”, ndërkohë që unë përjetoj gjithçka thjesht nuk i jap kënaqësinë që të më shohin në gjendje jo fort të mirë. Ndonjëherë e bëj për të mbrojtur familjen time, ndonjëherë veten time. Është njësoj siç funksionon organizmi im”, është shprehur ajo.

Edhe pse ka arritur që ta mbajën nën kontroll, Fiori ka treguar se ka ditë që sëmundja e mposhtë.

“Prej dy vitesh kam zbuluar që vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe fillimisht duke ditur rëndësinë e këtij organi, u tremba shumë. Sot jam mësuar të bashkëjetoj me këtë sëmundje. Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj edhe karshillëk. Padyshim që ndonjëherë përpiqet edhe të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ja tregoj njeriu. Askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e ankesat e mia. Nuk e di për sa kohë do arrij ta sfidoj por për aq kohë sa mundem do bëj të pamundurën të jetoj shëndetshëm dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim”, u shpreh Fiori.

icon style