Kosova konfirmohet edhe një herë superfuqi në xhudo dhe renditet aktualisht në vendin e shtatë për medalje të arta në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas shumë superfuqi.
Ky lajm ka bërë super krenare edhe artisten shqiptare, Dua Lipa. Ajo është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje të Nora Gjakovës dhe e ka ndarë menjëherë me miliona ndjekës në Instagram. Ajo ka postuar në Instagram një foto të Gjakovës dhe e ka uruar xhudisten për këtë arritje.
“Një tjetër medalje e artë për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, shkruan Dua shoqëruar me një zemër të kuqe dhe flamurin e Kosovës.
Kujtojmë se ditë më parë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, triumfoi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari e duke na bërë të gjithëve krenarë. Krasniqi e nisi mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi fitoi të gjitha ndeshjet, ku në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki. Loja ishte e vështirë, por shqiptarja ia doli të triumfojë dhe t’i tregojë të gjithëve aftësitë e saj në xhudo.
icon style