“Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo“, u shpreh Keisli.

“Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme“, tha Ada Deda më pas.

Në këtë episod vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin nga kamera dhe “pa dashje” i shpëtuan këto fjalë.

Këto thumba nuk ju kanë shpëtuar Argjirës dhe Gracianos, të cilët kanë ironizuar blogeret, edhe pse jo drejtpërdrejtë. Ditën e sotme çifti është takuar me moderatorin e “Top Channel”, Flori Gjinin.

“Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, shprehet Flori Gjini, teksa Argjira dhe Graciano shfaqen duke qeshur në video.

“Ti je ai që e mban gjallë Top Channel“, i përgjigjet Graciano në video.

Siç duket Graciano dhe Argjira nuk kanë dashur t’i japin më shumë vëmendje këtij debati dhe kanë zgjedhur që t’ju përgjigjen vajzave në këtë formë.

ICON STYLE