Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore.
Moti do të jetë i kthjellët me zhvillime vranësirash kalimtare në relievet malore dhe pjesërisht në zonën qendrore në orët e drekës.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1 deri 8m/sek. Deri forca 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/39 | Diell |
| Kukës | 22/37 | Diell re |
| Lezhë | 21/37 | Diell |
| Dibër | 19/37 | Diell re |
| Durrës | 24/35 | Diell |
| Tiranë | 25/40 | Diell re |
| Elbasan | 24/41 | Diell re |
| Berat | 18/39 | Diell re |
| Vlorë | 21/38 | Diell |
| Korçë | 20/36 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/40 | Diell re |
| Sarandë | 21/35 | Diell |
ATSH






