Wentworth Miller zbuloi të martën se ishte diagnostikuar me autizëm vitin e kaluar. Nëpërmjet një postimi në Instagram, aktori i “Prison Break” shkroi që e di se “një diagnozë është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë” dhe shtoi se diagnoza ishte “një shok”, por “jo një surprizë”.
“Këtë vjeshtë bëhet 1 vit nga koha kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Paraprihet nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për përditësim. Jam një burrë në moshë mesatare. Jo një fëmijë 5-vjeçar”, shkroi ai.
Miller ka qenë i hapur në lidhje me luftën për shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai u përpoq të vriste veten si adoleshent. /abcnews.al