Home SHOWBIZ Çudirat s’kanë fund! Pas 40 vitesh, del në shitje një copë tortë...

Çudirat s’kanë fund! Pas 40 vitesh, del në shitje një copë tortë nga martesa e Princeshës Diana me Princin Charles

27

Copa e tortës martesore të Princit Charles dhe Princeshës Diana ka dalë në shitje pas katër dekadash për 500 paund. Ajo iu dorëzua Moyra Smith, një prej punonjësve të Nënës Mbretëreshë në Clarence House, pas ceremonisë së vitit 1981. Mbeti në familjen e saj deri në vitin 2008, kur u ble nga një koleksionist i cili e shet tani. Feta prej 800 gramësh është ruajtur në një enë të posaçme për torta për katër dekada.

Ajo ishte dasma e parë mbretërore e transmetuar në mbarë botën dhe që u ndoq nga 750 milion shikues, përveç 600 mijë të tjerëve që ishin jashtë Katedrales së Shën Palit në Londër për të parë nusen dhe dhëndrin.

Dasmë që kishte të gjithë pamjen e një përrallë, por që ishte destinuar të kishte një fund ndryshe nga ajo klasikja: “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, pasi kjo e fundit nuk ndodhi.

Pas 15 vitesh martesë, Charles dhe Diana vendosën të ndajnë rrugët e tyre dhe të divorcohen.

Pas ndarjes të saj nga Princi në 1995, Diana tha:

“Ne ishim tre në këtë dasmë”, duke aluduar në marrëdhënien e burrit të saj me Camilla Parker Bowles , e cila kishte marrë pjesë në ceremoninë e dasmës.

icon style