Pas ngjarjes tragjike në Lushnje ku konflikti mes kushërinjve la të vdekur një person dhe tre të tjerë të plagosur, një tjetër episod është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, por kësaj herë në Belsh.Rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, shtetasit Belul Muça, 60 vjeç, dhe Shefqet Muça, 66 vjeç, kushërinj mes tyre, për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sëpate janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes