Fati i Partizanit në Conference League ishte i shkruar, Bazel për të kuqtë ishte thjeshtë një mision i pamundur. Diferencat në fushë ishin shumë të mëdha por në këtë përballje dyshe, tifozët por dhe vetë drejtori Rama prisnin diçka më shumë, të paktën të shënonin një gol, ose minimumi të mos ishin aq të prekshëm në prapavijë. Kryeqytetasit largohen në këtë mënyrë në raundin e dytë ndërsa tani është koha të bëjnë edhe një herë llogaritë përpara fillimit të sezonit të ri.

Konkurrenca këtë sezon pritet të jetë edhe më fortë ndërsa nga kryeqyteti janë larguar dhe po largohen disa titullarë shumë të rëndësishëm, i fundit është Jurgen Bardhi. Ilir Daja më të drejtë kërkon tashmë nga drejtuesit e klubit disa përforcime me peshë për të rritur edhe më shumë cilësinë në skuadër.

Daja nuk u fsheh në konferencën për shtyp, por ishte i qartë kur u shpreh se do të ulen sërish në tavolinë me drejtuesit e klubit për të shqyrtuar me kujdes opsionet që ofron tregu i transferimeve. Edhe drejtori Rama është i qartë në këtë pikë, për të synuar maksimumin në sezonin e ri kërkohet përforcime.

balkan