Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari, është emëruar në një post të rëndësishëm në sektorin publik.
Një dokument i publikuar në rrjetet sociale, tregon se Vasjari është emëruar specialiste pranë Ujësjellësit të Durrësit, në zonën e Shijakut.
Sipas asaj që shkruhet në dokument, Zajmina Vasjari është emëruar në këtë detyrë në datë 10.06.2021 dhe kategoria e pagës është “Punonjëse e kategorisë së Parë”.
Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.
Vasjari qëndron prej shumë kohësh e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani, me të cilin ka edhe një vajzë.