Është thelluar bilanci i viktimave nga zjarret në Tuqi. Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli bën me dije se dy punonjës zjarrfikës kanë humbur jetën pak momente më parë në përpjekje për të shuar flakët duke e çuar në 6 numrin e viktimave.

“Ne martirizuam dy vëllezërit tanë heroikë që ndërhynë në zjarrin në Antalia. Dhimbja jonë është e madhe. Qoftë vendi i tyre parajsë. U uroj durim familjeve dhe të dashurve të tyre. Tona ngushëllime “- shkruan ministri në Twitter

Kujtojmë së 4 persona të tjetë mes tyre edhe një çift i martuar humbën jetën nga zjarret që prej ditësh kanë përfshirë Turqinë Jugore.