Dylber e Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit kanë insistuar sërish sot në ditën kur u riatdhesuan 19 shqiptarë nga kampi i ‘Al Hol’ në Siri, që të bëjnë thirrje me dorë në zemër për të shpëtuar mbesat dhe nipërit e tyre që ndodhen në kampin e ferrit.
Dylber Shuli thotë për Report Tv se mbesa e tyre e madhe, Elona, ka kërkuar ndihmë dhe është e mërzitur
“Unë do thërras deri sa të kem forcë. Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm se atë ditë që kanë ikur kanë qenë 10 vjeç e poshtë. Po deshën këta të qeverisë do dalin, njeri tjetër nuk vete dot atje. Unë i bëj thirrje Kryeministrit për ndihmë. Elona me thoshte para një muaji se nuk na nxjerrin. Ajo thotë që duan të dalin një orë e më parë. Unë kam një muaj që e kam marrë vesh që do vinin këta që erdhën”, tha ai.
Djali i gjyshërve Shuli, Krenari, bashkë me të shoqen u larguan drejt Sirisë 8 vite më parë. Asokohe morën me vete tre vajzat Elonën, Ermen dhe Jursen. Ndërsa djali Ibrahimi ka lindur në Siri. Po kështu, Elonën e martuan në moshë të mitur dhe solli në jetë një djalë. Dylber dhe Asie Shuli kanë humbur djalin dhe nusen në luftën e ISIS, ndërsa kërkojnë ndihmë nga qeveria për të shpëtuar nipërit nga ferri.
Fëmijët e bllokuar në kamp:
Elona Shuli, 18-vjeçe, në Al Hol njihet me emrin Asia
Erma Shuli, 15 vjeçe, në Al Hol me emrin Sara