Home SPORT Zyrtare/ Investim për të ardhmen, Partizani prezanton sulmuesin shkodran

Zyrtare/ Investim për të ardhmen, Partizani prezanton sulmuesin shkodran

23

Partizani përforcon repartin ofensiv me një sulmues nga Shkodra. “Demat” kanë prezantuar ditën e sotme Klevis Dragajn, 18-vjeçari vjen nga Shkëndija e Tiranës, është pjesë e Shqipërisë U19, teksa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin kryeqytetas.

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Klevis Dragaj. Sulmuesi i talentuar 18 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë katër vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës.

Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe anëtar i ekipit tonë përfaqësues U-19. Mirë se vjen në familjen e Kuqe Klevis Dragaj“, lexohet në postimin e Partizanit.