Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i PD në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë.
Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpuntorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!