Me rastin e ditëlindjes së gjysmës së saj, Hueyda ka bërë një dedikim mjaft prekës.
Krahas fotove mjaft të ëmbla që ka publikuar, Hueyda ka zbuluar dhe pak nga njohja e tyre duke treguar se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas.
“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë.
Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”, shkruan ajo.
Vogëlushi i saj, Gabrieli, shkon shumë mirë me partnerin e të ëmës dhe siç Hueyda ka treguar edhe më herët, pa e mësuar askush, ai ka nisur t’i thërrasë ‘baba’.
Gjithçka ka shkuar për bukuri në jetën e tyre, dhe vitin që lamë pas, Hueyda dhe Thierry vendosën të kurorëzohen me martesë.