Një episod i rrezikshëm është shënuar në Kiev. Sipas Reuters, një person është futur brenda një ndërtese të qeverisë në Ukrainë dhe kishte kërcënuar se do të aktivizonte granatën e dorës, të cilën e kishte fshehur diku në godinë.
Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet burri duke mbajtur lëndën shpërthyese në duar, ndërsa pjesëtarët e sigurimit, i kërkonin me qetësi që ai të largohej nga ndërtesa. Por burri nuk zmbrapsej, madje pretendonte se godina ishte në drejtimin e tij.
Pas shumë përpjekjesh policia ka arritur ta arrestojë burrin. Identiteti i tij i plotë nuk është bërë i ditur, por mendohet se ai është një veteran lufte dhe mbështetës i madh i Rusisë dhe presidentit rus Vladimir Putin.