Peleshi:

Kemi mundur që të fikim deri tani 163 zjarre, kemi një vatër të rrezikshme në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër, ku dërguam një numër të madh forcash ushtarake. Vatra më serioze është ajo e Kukësit në Veri, ku nuk rrezikohen banesa, për të shkuar në luginën e Valbonës, e cila është nën kontroll, për momentin nuk rrezikohen banesa, por asnjëherë nuk mund të vëmë bast për këtë. Të gjitha këto vatra janë në kontroll. Gjirokastra na kushtoi jetë, ngushëllime për familjen, bashkëshortja e të ndjerit është ende e shtruar në spital, i urojmë shërim të shpejtë, patëm disa dëme aty, në këto fshatra vazhdojmë të punojmë, me një grup prej 100 anëtarësh të Forcave të Armatosura për të shmangur rindezjen e tyre.

Në Mashkullorë kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme, dërguam 50 trupa dhe helikopterë, bëj thirrje që banorët të evakuohen, pasi zjarri po i afrohet fshatit. Në Llogara, në frontin e Parkut të Llogarasë, ku zjarri kërcënon një nga bukuritë më të rralla tona, shumë trupa kanë punuar atje, më kanë prekur me sakrificën që ata bëjnë, dhe deri te një personazh që nuk më mërzitet njeri, ky është prefekti i Vlorës, që e ka kaluar natën në Karaburun së bashku me forca tona ajrore.

Mirënjohje e jashtëzakonshme në emër të çdo shqiptari, dhe padyshim mirënjohje për Forcat tona të armatosura, që sa herë të më jepet rasti do bëj të njohur punën e tyre. Strategjia është që ta mbajmë zjarrin deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, kur do të vijnë dhe dy helikopterët nga Holanda. Deri atëherë jemi në frontin e luftës, jemi shumë optimistë, kemi 60 forca speciale nën drejtimin e komandant Përllumbit.