Ekzistojnë dy grupe kryesore vajzash: ato që e bëjnë depilimin vetë që në fazën e pubertetit dhe ato që gjithmonë këtë punë të bezdisur e të vështirë ia kanë besuar një njeriu më profesionist. Depilimi në kushtet e shtëpisë, siç dihet, ka përbërës kryesor dyllin e nxehtë në lëkurë të pastër, kështu që ka disa gjëra që duhen marrë parasysh në këtë rast.
Pavarësisht nëse është hera e parë që po provoni depilimin në shtëpi apo nëse e praktikoni këtë metodë për të disatën herë, duhet të siguroheni që lëkura nuk do të pësojë djegie gjatë depilimit. Dermatologët janë skeptikë për depilimin në kushte shtëpie, sidomos nga amatoret, ndaj edhe vazhdojnë ta thonë me zë të lartë: MOS E BËNI!
Shari Marchbein, një dermatologe e certifikuar në New York City, përgjigjet me një JO të prerë për depilimin në shtëpi, gjatë verës: “Unë absolutisht nuk do të rekomandoja depilimin në shtëpi. Unë nuk e bëj. Ne të gjithë kemi rutinën tonë të kujdesit të vetes, por disa gjëra u lihen më mirë profesionistëve.
Ekzistojnë shumë arsye pse depilimi në kushtet e shtëpisë mund të shkojë keq, përfshirë edhe menaxhimin e temperaturës së dyllit, sepse kërkon ngrohje, depilim vetëm të qimeve (dhe jo të lëkurës), madje edhe kujdes për irritimet dhe infektimet e lëkurës nga dylli dhe temperatura e tij, pa harruar edhe temperaturën e lartë të ajrit.”