Të gjithë personat që kanë parë trailer-in e Free Guy, një film i drejtuar nga Shawn Levy, e kanë kuptuar mjaft mirë se për çfarë do të flitet në të.
Ky film është frymëzuar nga personazhi Guy që luhet nga Ryan Reynolds, një non-playable character në një online shooter video game të quajtur Free City. Ai ecën përreth Free City në mënyrë të pavëmëndshme ndërkohë që në qytet kryhet një masakër e madhe e padëgjuar ndonjëherë.
Guy është personazhi kryesor i filmit, por gjërat fillojnë të përshkallëzohen pas prezantimit të Millie. Ajo është një top-level player në Free City dhe një game designer, dhe pretendon se personi që krijoi Free City (Antoine) vodhi punën e madhe që ajo dhe shoqja e saj kishin bërë. Prandaj Millie futet në Free City për të demaskuar Antoine, dhe pikërisht ky është momenti ku Guy e shikon dhe bie në dashuri me shikim të parë me të.
Efektet vizuale në Free Guy janë me të vërtetë të mrekullueshme, pasi e bëjnë filmin të duket tepër real, por balanca e ruajtur përgjatë gjithë filmit është ajo që e bën kaq të bukur atë.