Milani, pasi ka forcuar sulmin me ardhjen e Giroud, zhvendos objektivat në sektorë të tjerë dhe tani te mbrojtësi i djathtë, duke qenë se nevojitet një rezervë e Calabria.
Paolo Maldini fillon të shikojë përreth dhe të synojë ndonjë futbollist nga Serie A dhe që njeh gjuhën dhe ambjentin. Identikiti i tij – sipas Sky Sport – është Alessandro Florenzi, mbrojtësi i djathtë i Roma-s.
Marrëdhënia me klubin verdhekuq duket se ka pësuar një thyerje të pamundur për tu ndrequr dhe e ardhmja e tij duket larg kryeqyteitt.
Kështu që Milani mund të tentojë sulmin duke propozuar një shkëmbim.
Qëllimi i Milanit për të përforcuar krahun e djathtë do të quhej Alessandro Florenzi.
Kampioni i ri evropian me kombëtaren italiane nuk duket se do të ketë të ardhme në Romë, duke pasur parasysh marrëdhënien që është prishur prej disa kohësh.
Ai ka kaluar sezonet e fundit në huazim te Valencia dhe PSG, por gjithmonë duke u kthyer në kryeqytet.
Kështu që Milani duket se i kishte vënë sytë atij, duke propozuar një shkëmbim me verdhekuqtë.
Homologu në pjatë do të ishte Samu Castillejo, një sulmues anësor spanjoll i cili do të ishte jashtë planeve të Milanit për sezonin e ardhshëm.
Futbollisti, megjithatë, duket se nuk është me interes për Romën, i cili do t’ia kthente mbrapsht propozimin Milanit.
Kështu që Rossonerëve do t’u duhet një formulë tjetër për të arritur në mbrojtësin e kombëtares italiane: huazim me të drejtë blerje që kthehet detyrim me kualifikim në Champions.