Në adresën zyrtare në Twitter, kompania publikoi një klip të shkurtër të një smartphone-i me dy ekrane, dhe pse nuk është tërësisht e qartë se çfarë ne duhet të presim.
LG e ka provuar më parë një case që shton një ekran më tepër se një herë, dhe nëse kjo do të jetë dhe zgjidhja e OnePlus atëherë do të ishte me të vërtetë zhgënjyese. Mirëpo nga ana tjetër fortësia e produkteve të palosshme nga Samsung është jo dhe aq e mirë, dhe një avantazh në këtë fushë i OnePlus do të rriste në mënyrë të menjëhershme interesimin në këtë produkt.
Nëse ti vendos të shkosh kokë më kokë me gjigandin korean, atëherë t’i duhet të sjellësh hardware-in e duhur në “luftë”. Prezantimi i këtij produkti do të bëhet në orën 4 të pasdites.