Pasi qarkulluan zërat se Khloe dhe Tristan Thompson janë ribashkuar – që E! News raportoi se këto nuk janë të vërteta – një përdorues në Twitter iu drejtua:
“Në këtë pikë @khloekardashian nuk ka respekt për veten. Gjithsesi …”
Nuk kaloi shumë kohë dhe motra seksi e klanit Kardashian iu kthye komentuesit
“Po më thua se më ke vlerësuar mua nga një lajm i rastësishëm? Unë mendoj se kjo thotë më shumë për ty sesa për mua.”
Jo vetëm Khloe, por dhe basketbollisti zgjodhi të reagojë ndaj këtyre thashethemeve.
“Thashethemet janë më të këqija se hajdutët, sepse përpiqen të vjedhin dinjitetin, nderin, besueshmërinë dhe reputacionin e një personi tjetër, të cilat janë të vështira për t’u rikthyer”.
“Prandaj mbani mend këtë,” shtoi ai, “kur këmbët tuaja të rrëshqasin, ju mund të rivendosni ekuilibrin tuaj. Kur gjuha juaj të rrëshqet, nuk mund t’i rikuperoni fjalët tuaja. Veproni në përputhje me rrethanat.”
Pavarësisht raportimeve, burime të shumta zbuluan për E! News se Khloe dhe Tristan, të cilët u ndanë në qershor, nuk janë përsëri së bashku. Sidoqoftë, ata janë miq të mirë me njëri-tjetrin, teksa vazhdojnë të bashkë-prindërojnë vajzën e tyre 3-vjeçare True Thompson.