Protestuesit duke valëvitur flamuj dolën në rrugët e shumë qyteteve afgane të enjten ndërsa kundërshtia popullore ndaj talabenëve sa vjen dhe shtohet.
Një dëshmitar tha se disa njerëz u vranë kur militantët qëlluan mbi një turmë në Asadabad në lindje. (Shiko ketu videot e perplasjes)
“Flamuri ynë, identiteti ynë”, një turmë burrash dhe grash që valëvitnin flamuj kombëtarë të zi, të kuq dhe jeshilë bërtitën në kryeqytetin Kabul.
Një dëshmitar raportoi të shtëna me armë pranë tubimit, por ata duket se ishin talibanë të armatosur që qëllonin në ajër.
Një grua eci e veshur me një flamur afgan mbi supet e saj, dhe ato që marshonin brohorisnin “Zoti është më i madhi”. Në disa protesta diku tjetër, mediat kanë raportuar se njerëzit shkatërrojnë flamurin e bardhë të talebanëve.
Disa nga demonstratat janë të vogla, por të kombinuara me përpjekjen e vazhdueshme të mijëra njerëzve për të arritur në aeroportin e Kabulit dhe për të ikur nga vendi, ato flasin për sfidën me të cilën përballen talebanët për të qeverisur vendin.
Lëvizja militante islamike pushtoi Afganistanin me shpejtësinë e rrufesë ndërsa trupat e huaja u tërhoqën, duke befasuar edhe udhëheqësit e saj dhe duke i lënë ata të mbushin një vakum pushteti në shumë vende.
Që nga marrja e Kabulit të dielën, talebanët i kanë paraqitur botës një fytyrë më të moderuar, duke thënë se ata duan paqe, nuk do të hakmerren kundër armiqve të vjetër dhe do të respektojnë të drejtat e grave në kuadrin e ligjit islam.
Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm nga 1996-2001, ata kufizuan ashpër të drejtat e grave, organizuan ekzekutime publike dhe hodhën në erë statujat e lashta budiste.
Në Asadabad, kryeqyteti i provincës lindore të Kunarit, disa njerëz u vranë gjatë një tubimi, por nuk ishte e qartë nëse viktimat rezultuan nga të shtënat talebane apo nga një rrëmujë që shkaktoi, tha dëshmitari Mohammed Salim.
fax