Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, shpallën në kërkim policor shtetasin: Igli Halili 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.