E kryer tashmë! Alessandro Florenzi do të kthehet në Itali dhe kësaj radhe për të luajtur me Milanin.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Romën për të nënshkruar me mbrojtësin 30-vjeçar, shkruajnë mediat italiane.

Florenzi tashmë mbyll aventurën tek PSG për të vijuar me Milanin që synon të marrë në huazim edhe Bakayokon nga Chelsea.

Mirëpo kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e merkatos, e cila në Itali përfundon në datë 231 gusht, kuqezinjtë e shohin veten mbrapa në afrimet e lojtarëve.

Deri më tani, Milani ka nënshkruar me portierin Mike Maignan, mbrojtësit Tomorri dhe Ballo-Toure, mesfushorin Tonali, si edhe me Olivier Giroud.

Gjithsesi, duhet rikujtuar se Milani ka ende mungesa në mesfushë për shkak se duhet një zevendesues për Kessie, si edhe një trekuartist që duhet të luajë i alternuar me Brahim Dias, duke qenë se formacioni i preferuar nga Pioli është 4-2-3-1.

Edhe sulmi shfaqet problematik për kuqezinjtë, pasi prej kohësh po kërkohet një sulmues i krahut të djathtë me eksperiencë që do të lejonte rritjen pa presion të Salemaekers. Ndërkohë, në majën e sulmit, vetë drejtuesit e Milanit kanë thënë se do tentohet një djalosh i ri, duke qenë se Ibra dhe Giroud mund të konsiderohen drejt përfundimit të karrierës tashmë.

fax