Ndonjëherë dashuria për dikë na verbon dhe nuk e kuptojmë nëse personin duhet ta mbajmë në jetën tonë apo ta largojmë sepse na sjellë negativitet.
Ndonjëherë e ndjejmë që dikush nuk na përshtatet, por mendojmë që do gjejmë një mënyrë për t’ i rregulluar gjërat. Miqësia toksike është një “JO”e madhe sepse na prish balancat dhe qetësimë emocionale.
Si ta kuptoni që një marrëdhënie është e tillë?! Nëse ju përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme do ta gjeni me siguri përgjigjen…
A është e besueshme miqësia juaj?
A ndihesh e pranuar për atë që je?
Të kritikon gjithmonë?
Të gjykon gjithmonë?
A je entuziaste kur shoqëroheni bashkë apo mërzitesh?
Keni interesa ndaj njëri/a -tjetrit/ës?
A është i/e lumtur për sukseset e tua?
A i mbështet vlerat e tua apo je gjithmonë në kërkim të aprovimit të tij/saj?
Të telefonon vetëm për të të folur rreth problemeve të tij/saj?
Pezmatohet për gjërat e bukura që të ndodhin?
A flet vetëm për veten kur jeni bashkë?
Atëherë? E kaloi testin?