Të paktën paktën 13 ushtarë amerikanë dhe 90 afganë mendohet të kenë vdekur dhe më shumë se 150 janë plagosur, si rezultat i sulmeve të djeshme, 26 gusht, në aeroportin, Hamid Karzai, në Kabul, sipas BBC.
Një zyrtar taliban thotë se të paktën 28 nga afganët e vrarë janë anëtarë talibanë.
Pas sulmeve evakuimi i njerëzve është përshpejtuar, tha një zyrtar i sigurisë perëndimore për Reuters, duke shtuar se fluturimet po bëhen rregullisht.
Presidenti amerikan Joe Biden është betuar për hakmarrje ndaj sulmuesve, duke thënë se do t’i “gjuajë”.
Kjo, pasi SHBA paralajmëroi se mund të vinin më shumë sulme, me komandantët amerikanë, që thanë se ishin në gatishmëri për raketa të mundshme ose bomba të transportuara nga automjetet që synonin aeroportin.
Ora tv