Mbërrin në gjykatën e Vlorës 39 vjecari Bledar Selmanaj i akuzuari kryesor për vrasjen e 25 vjecarit Xhuljano Bullari tek Qafa e Topit në Babicë të Vlorës.
Seanca gjyqësore pritet të nisë sëshpejti.
Bledar Slemanaj akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Xhuljano Bullarin.
Vrasja e 25-vjeçarit ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali. Arsyeja se përse Bledar Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Dyshohet se Bullari i ka blerë një sasi droge Selmanajt me para fallco.