Të gjithë personat që janë fansa të zjarrtë të Jeff Bezos kanë tashmë mundësinë të festojnë ditën historike të tij kur ai udhëtoi drejt hapësirës duke blerë një raketë miniaturë New Shepard për vetëm $69.99. Kjo raketë është sa 1/66 e raketës reale, e cila ruan formën origjinale “si një penis masiv” të raketës.
Kjo do të jetë një “ndihmë shumë e madhe financiare” për personin që në 20 sekonda fiton më shumë para se një qytetar amerikan gjatë gjithë vitin. Në qoftë se do ta llogarisnim me rrogat mesatare në Shqipëri, Jeff Bezos do të përmirësonte ndjeshëm kohën e duhur.
Sigurisht që me një pasuri aq të madhe Bezos mund të vendosë t’i japë fund urisë në botë dhe të blejë vaksina për vendet në nevojë, por zhvillimi i raketave për turizmin hapësinor duket se është një detyrë që vjen para këtyre tjerave për Bezos.
Fundja, kush jemi ne të gjykojmë, për sa kohë blejmë një raketë miniaturë $69, kur fare mirë me këto para mund të bëjmë një fraksion minimal të asaj që kërkojmë nga personi më i pasur në botë. Nëse keni disa para ekstra, ju mund të bleni setin e plotë për vetëm $109,99 që përfshin një launch pad, një controller dhe një pako motorësh një-përdorimshe.