Presidenti Joe Biden paralajmëroi nje dite me pare ata që qëndrojnë pas sulmit vdekjeprurës terrorist që vrau dhe plagosi pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe civilë afganë në Kabul të enjten se SHBA “do i ndjeke kemba’kembes’.

Një ditë më vonë, nje terrorist i ISIS eshte vrare me dron nga forcat Amerikane. Pentagoni njoftoi të Premten vonë se një sulm me dron ushtarak kishte në shënjestër një planifikues të ISIS-, sulmi i parë amerikan ndaj grupit terrorist pas një sulmi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai.

“Forcat ushtarake amerikane kryen një operacion kundër terrorizmit mbi horizontin sot kundër një projektuesi të ISIS-K,” tha në një deklaratë kapiteni i Marinës Bill Urban, një zëdhënës i Komandës Qendrore.

“Sulmi ajror pa pilot ndodhi në Provincën Nangahar të Afganistanit. Indikacionet fillestare janë se ne kemi vrarë objektivin. Ne nuk dimë për viktima civile.”

(E.H/Faxweb.al)