Një 31 vjeçar nga Saranda është arrestuar ditën e sotme në Pogradec, pasi u kap duke transportuar 33 emigrantë të paligjshëm me kamionin e tij.
Gjithashtu nga Policia e Korces, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.08.2021, në fshatin Kalivaç, Pogradec, ku forcat e policisë kapën në flagrancë shtetasin O. Sh., duke transportuar kundrejt shpërblimit në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm dhe 53-vjeçari A. B., (në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti të paligjshëm) nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Njoftimi:
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
U kap duke transportuar 33 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.
Ndalohet edhe 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 33 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.08.2021, në fshatin Kalivaç, Pogradec, ku forcat e policisë kapën në flagrancë shtetasin O. Sh., duke transportuar kundrejt shpërblimit në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm dhe 53-vjeçari A. B., (në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti të paligjshëm) nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.