Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e parakohshme të kryetarit të Organizatës AANO, Gjon Lulgjuraj.
Përmes një statusi në facebook Meta shprehet se ikja e Lulgjurajt është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan.
Teksa vlerëson cilësitë e Lulgjuraj si aktivist i palodhur në shërbim të çëshjes kombëtare e forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane, meta i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij.
STATUSI NGA ILIR META
Me hidhërim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO.
Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane.
Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella.
Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë.
I paharruar kujtimi dhe të prehet në paqe!