Nëse mendoni se keni parë ose dëgjuar “gjithçka”, pasi të lexoni historinë e mëposhtme do të mbesteni pa fjalë e do të bindeni për të kundërtën. Një ndërhyrje e pazakonte është realizuar ditën e djeshme në Kosovë, e cila ka bërë menjëherë xhiron e web-it dhe rrjeteve sociale. Një 33-vjeçar, i cili kishte gëlltitur një celular NOKIA3310, i është drejtuar spitalit pasi nuk ndihej ku edhe mori ndihmën e parë.
Mjeku Skënder Telaku, i cili mori pjesë gjatë ndërhyrjes për t’ia hequr, ka treguar për gazetën “Express” se fillimisht është nxjerrë kapaku i celularit dhe më pas bateria, që konsiderohej si më e rrezikshmja, sepse mund t’i shpërthente në stomak.
“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urgjencë, kur hynëm në lukth e pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda.
Hyjmë me pajiset që i kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shpërthejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shpërthejë zorrët”, tha Telaku.