Pak dite më parë u shfaq dhe sfilita e markës Dolce & Gabbana, në Venecia. Të ftuarit e njohur ishin të shumtë, por duket se vëmendjen e mori vetëm Jennifer Lopez.
Ajo u shfaq me një veshje në stilin e vetë markës, me shumë lule, dizajne, e shumë detaje që të bëjnë të mendosh menjëherë për Dolce&Gabbana.
Përveç breshërit dhe shiut që ra në fundin e sfilatës, që e bënë akoma më të veçantë, mediaet folën shumë dhe për një detaj ne veshjen e Jennifer-it. Ajo kishte harruar të hiqte etiketën, ose ndoshta dhe nuk ka harruar, por ka qenë e qëllimshme për të venë në dukje veshjen e saj.
Mendoni dhe ju që ka qenë pa dashje apo e mirëmenduar?