Pak javë pas dasmës magjike, Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha udhëtuan drejt Greqisë ku po shijojnë pushimet e tyre. Gjatë këtyre ditëve Rezarta ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka postuar foto e video të ndryshme. Mirëpo, fotoja e fundit përkrah Ermalit duket se ka nxitur spekulime se ajo është shtatzënë për herë të dytë.

Nga mënyra se si kanë pozuar, Ermali ka vendosur duart te barku i Rezartës, fansat kanë nisur të aludojnë për një shtatzëni të dytë të këngëtares, edhe pse nuk kishte shtuar asgjë më shumë. “Dielli me rrezen e tij”, ka shkruar ajo. Ndërkaq disa prej komenteve të ndjekësve janë: “Kujdes ku i vë duart çun se kaq duan edhe fillojnë aludimet pastaj”, “Mos valla je shtatzënë”, “Urime shtatzëni të mbarë”. Vetë Rezarta nuk ka bërë asnjë reagim./Burimi “NEWS31”