Presidenti i sapozgjedhur i Zambia, Hakainde Hichilema e “çuditi” gazetaren e BBC gjatë një interviste, ku u ankua se kishte trashëguar një thesar shteti bosh, ndërkohë që akuzoi zyrtarë se kishin vjedhur një sasi shumë të madhe parash.
“Këta njerëz po përpiqen ende të lëvizin fonde në momentin e fundit në mënyrë të paautorizuar, të cilat nuk janë të tyret”, u shpreh presidenti.
Hakainde Hichilema erdhi në pushtet vetëm muajin e kaluar, kur mundi në garë rivalin e tij Edgar Lungu.
Kreu i shtetit të Zambias nuk përmendi emra për “grabitësit” e thesarit të shtetit, por akuzat shkojnë drejt paraardhësit të tij, ndërkohë ish presidenti Lungu mohon të ketë abuzuar në ndonjë mënyrë me pushtetin