Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Keracini të Greqisë. Një 19-vjeçare ka kërcënuar se do hidhet nga tarraca e supermarketit.
Mediet greke bëjnë me dije se kalimtarët përreth, sapo panë 19-vjeçaren mbi tarracë, menjëherë thërritën ekipet e shpëtimit.
Për fat të mirë ekipet mbërritën në kohë dhe bindën vajzën të zbresë nga tarraca. Shkaqet e tentativës për tu vrarë janë të panjohura. Pas ndodhisë e reja u shoqërua në komisariat.