Manaj
Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj, ishin tre nga pesë lojtarët e ndëshkuar me karton të verdhë, fatkeqësisht të tre kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Hungarisë. Të tre lojtarët kanë qenë të pa prekshëm në skemat e Edy Reja ndërsa tashmë italianit i duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të projektoj një ekip ndryshe pasi ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena” nuk mjafton as një barazim.

Bajrami Sport
Për fat të mirë, në momentin e tij më të vështirë, Edy Reja mund të mbështet tek Nedim Bajrami, me shpresën që futbollisolit ti jap ekipit më shumë fantazi dhe forcë goditëse. Mbetet për tu parë se çfarë ekipi do të hedh Reja përballë Hungarisë, ku mungesat dhe prezenca e Bajramit e detyrojnë të sjellë një formacion ndryshe, në emra dhe në skemë.
(BalkanWeb)