Varjani i ri “Delta” po përhapet me shpejtësi në vendin tonë duke sjellë fluks pacientësh në spital.

Shkodra është një ndër qytetet problematike ku ajo që bie në sy është rritja e madhe e rasteve pozitive me Covid-19.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti i cili pohon numrin e lartë të pacientëve që kërkojnë ndihmë në spital.

I pyetur nëse ka shtrime te pacienteve me Covid-19 ne spitalin e Shkodrës, Dajti shprehet se për momentin ka një kategori te pacienteve post Covid por dhe paciente qe presin një konfirmim të testit PCR dhe deri në ardhjen e përgjigjes diagnostikohen në spital Ndërsa përjashton mundësinë e kthimit edhe njëherë të spitaleve rajonale dedikuar Covid.

“Javët e fundit dhe sidomos ditët e fundit ka rritje të rasteve jo vetëm të diagnostikuar për pozitiv por edhe raste që e kanë kaluar por kërkojnë shërbim në spital. Ka një fasho orar që ka rritje të pacientëve që kërkojnë ndihmë në spital më pas situata qetësohet. Mjekët janë të njëjtë që kemi përballu prej 1 viti e gjysmë. Kjo është vala e tretë që po merr numër të madh pacientësh, rritja e numrave po ndodh kohët e fundit. Në Shkodër situata nuk është e qetë por pak e ngarkuar, por deri tani nuk ka ndonjë indice që ky spital të kthehet në Covid por vazhdojmë me protokollet”, tha Ardian Dajti.

Nder te tjera, Dajti apelon qytetaret për respektimin e masave si dhe bën thirrje për vaksinim masiv pasi sipas tij rastet më të renda janë te qytetarëve që nuk kanë kryer vaksinën.

“Dua të jap një mesazh për qytetarët që të respektojnë masat dhe maskat. Duhet të vazhdojmë vaksinimin pasi shoh një hezitim për vaksinimin, është numër i ulët pasi duhet të vaksinohesh , ata që janë më rëndë janë të pavaksinuarit. Është e vërtet që kemi pacient që janë vaksinuar me dy doza dhe janë prek nga virusi. Rreth 10-15 % e pacientëve kanë qenë të vaksinuar por mund ta kalojnë më lehtë, por klinikisht janë shumë më mirë”, shprehet Dajti.