Sot në orën 17:00 do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Hungarisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Gjyqtari i njohur holandez, Dani Makelie, është caktuar të vendosë drejtësi në takimin që do të luhet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena”.

UEFA ia ka besuar këtë takim një prej arbitrave që gjykoi edhe në ndeshjet e Kampionatit Europian 2020. Dani Makelie ishte protagonist kryesor në sfidën mes Serbisë dhe Portugalisë, ku në minutat e fundit anuloi një gol të rregullt të Cristiano Ronaldos.

UEFA ka vendosur në sistemin VAR në takimin që do të luhet në Elbasan një figurë të gjykimit italian, pikërisht Masimiliano Irratin.