Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndodhi në 00:27 sipas kohës greke, siç u njoftua nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Tërmeti ndodhi në një distancë prej 404 km në juglindje të Athinës dhe epiqendra ishte në det 21 km në veriperëndim të qytetit të Katavia (Rodos).
Prej disa ditësh Greqia po regjistron dridhje të shpeshta sizmike. /abcnews.al/