Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatijas drejt Italisë.
Vendimi për Hatijan u mor pas disa seancash gjyqësore në mungesë, pas kërkesës së drejtësisë italiane për ekstradim drejt vendit fqinj.
“Lejimin e ekstradimit të shtetasit Alket Hatija në Itali për efekt të ekstradimit të vendimit penal Nr.4526/2015, dt.30/09/2015 te Gjykates se Apelit Milano Itali”, thuhet në vendimin e Gjkatës së Lartë.
Hatija u arrestua në Berat nga policia shqiptare dhe më pas u lirua nga Gjykata e Durrësit në 11 korrik të vitit 2017. Hatija është dënuar në Itali me 20 vite burg si pjesëtar në bandë kriminale dhe pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës.