Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka zhvilluar së fundmi një takim më një grup të rinjsh, ku dhe ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bregu ka bërë të ditur se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe biznesi në rajon do të vijnë me një nismë, e cila synon punësimin e të rinjve.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se kjo nismë ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal, lehtësimin e lëvizjeve, për më shumë mundësi punësimi dhe për njohjen e diplomave.

“Sa herë kam nevojë të rifreskoj kokën e mendimet për të kuptuar si e sheh rinia botën, shoqërinë, trendet në punë apo media sociale, më duhet të pyes të rinjtë e familjes.

Herë herë marr përgjigjen që dua, jo rrallë zemërimin e moshës, por gjithmonë dëgjoj një gjë që se di.
Edhe dje, para se të nisesha për aktivitetin me Ministrat e Financave të rajonit #nëShkup, preferova të takohem me të rinjtë, për t’i dëgjuar.

Për më shumë bashkëpunim rajonal.
Për lehtësim lëvizjesh, ndër vendet e rajonit.
Për më shumë mundësi punësimi.
Për njohjen e diplomave”, ka shkruar Majlinda Bregu në postimin e saj.