Këngëtarja kosovare, Shkenda Dubova, ka njoftuar miqtë dhe fansat e saj në rrjete sociale se ka humbur të atin si pasojë e koronavirusit.
Babai i saj, Shaip Dubova, kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës dhe ishte fotograf i njohur.
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit të njohur, Shaip Dubova, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.
“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit. Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik…”thuhet ndër të tjera në telegram.