Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga grupi i PD-së. Vendimin e njoftoi mbrëmjen e sotme.

PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Berisha që ka marrë një vendim për mbrojtje të dinjitetit të tij. Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore është e drejtë themelore e njeriut, cështja është komplekse, sepse përfshinë DASH-in.

Nga ana ime, prej 2 muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje. Partneriteti i PD-së me SHBA-në është i pacënueshëm dhe do të duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve, të së ardhmes së Shqipërisë.

Me përkrahjen e SHBA-së Shqipëria ka siguruar arritjet me të rëndësishme. Ne e konsiderojmë aleatin tonë më të rëndësishëm. Berisha ka bërë të qartë se është një cështje personale e tij dhe PD me grupin nuk duhet të përfshihen.

Për të shmangur cdo keqkuptim kam vendosur: që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes; zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD-së” tha Basha.

Vijon…

Vijon…