Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte lidhur me zhvillimet e fundit në PD, një ditë pasi Basha përjashtoi Berishën nga grupi PD.
“Ndalova për të uruar një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtorë të publikut në këtë shesh në hyrje të parlamentit.
Do të angazhohen personalisht dhe PS do bëjë përjekjet që të kemi sa më shumë energji për njerëzit dhe problemet e tyre realer. Për ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve që e kanë abuzuar vijimësisht për qëllime, interesa dhe ambicie që nuk janë kurrë të mjaftueshme për t’u ngritur mbi hallet e njerëzve. PS e ka marrë një mandat të tretë për ta çuar Shqopërinë në nivel tjetër. PS duhet të ndjejë përgjegjësinë e jashtëzakonshme. Sa shumë mund kërkon kjo dhe sa të parëndësishme janë këto të tjerat.
Ne vijmë në kuvend me dorën e shtrirë. E kam thënë pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD. Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve.
Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar në raport me ju. Jam i vetëdijshëm që pa dashje, pa menduar që mund të kemi tejkaluar kufirin, duke bërë atë që bën një boksier i peshës së madhe me një boksier të peshës së lehtë. Do jem i dashur dhe i qetë. E kuptoni sa e madhe është sfida jonë”
ora