Partia Socialiste ka ndarë kryetarët e Komisioneve Parlamentare për legjislaturën e re. Gazetarja Esiona Konomi mëson se Nasip Naço është propozuar si kryetar i Komisionit të Sigurisë. Klotilda Ferhati është propozuar të jetë kryetare e Ligjeve, ndërsa Mimi Kodheli pas marrjes së mandatit të lënë nga Najada Çomo do të drejtojnë Komisionin për Politikën e Jashtme.

Ermonela Felaj është propozuar që te jetë nënkryetare e Kuvendit. Eduart Shalsi do të jetë në krye të  Komisionit për Ekonominë dhe Financat,  Arben Pëllumbi tek Veprimtaria Prodhuese ndërsa Klotilda Spahiu do të jetë nënkryetare tek Shëndetësia.

Petro Koçi do të jetë nënkryetar tek Komisioni i Mediave dhe Etilda Gjonaj, nënkryetare tek Komisioni i Integrimit. /abcnews.al/