Kim Kardashian po përjeton momente aspak të lehta pasi i biri, Saint ka thyer krahun.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë Kim në rrjetin social “Instagram” duke treguar se djali i saj 5-vjeçar e theu krahun në disa vende.
“Kush mendoni se qau më shumë sot? Djali im theu krahun në disa vende sot. Unë nuk jam aspak mirë,” shkroi Kim mbi një fotografi të Saint në një karrige me rrota me dorën e djathtë të mbështjellë.
Kim nuk preferoi të ndante më shumë detaje se cili ishte shkaku që e çoi të birin në atë gjendje
Përsa i përket jetës në çift, Kim Kardashian dhe Kanye West po përfliten prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duke drekuar.