Menjëherë pas shkresës se Presidentit, Meta për verifikimin e listeës së emrave kandidatë për ministra. Prokuroria e përgjithshme ka nisur punën për verifikimin e ministrave. Prokuroria e përgjithshme u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve të hetimit në vend, për të marrë informacion per secilin nga ministrat. Sapo të ketë gati dokumentet prokuroria e Përgjithshme do ti përgjigjet kerkesës së kreut të shtetit.
Nderkohe, Fax News u interesua pranë SPAK, nëse ka nisur verifikime apo jo. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka pohuar se u ka ardhur shkresa dhe kanë nisur verifikimet për disa prej emrave për ministër. Gjithashtu ai është shprehur se do ketë përparësi çështje, kjo për shkak edhe të afatit 7 ditor që Presidenti ka për të bërë dekretimin e ministrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Më tej ai shton se pas verifikimeve qe do të ndërmerren do japin informacion zyrtar aq sa edhe ligjie e parashikon. Të gjitha materialet po perpunohen, dhe pritet që brenda afatit presidentit ti kthehet edhe një përgjigje.